-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Bulqizë, arrestohen dy të rinj, bashkëpunëtori i tyre ia mbath!

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar në Bulqizë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë dy të rinjtë, Endri Dema 23 vjeç dhe Aristir Leka, 24 vjeç.

Ndërsa A.S është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të policisë, ka arritur të zbresë nga makina dhe të largohet. Gjatë kontrollit në makinën me të cilën po udhëtonin të rinjtë, u një sasi kanabis e ndarë në doza gati për shitje.

Sipas policisë, këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndarnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Bulqizës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/ Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.  Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe  si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç,  banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë. Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës.  Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit