-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi: Mcgonigalin s’e kam takuar! “Sytë e krimit” u kamufluan si biznese

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vlerësoi aksionin e policisë së shtetit për heqjen e kamerave të vendosura nga kriminelët. “Besoj se lajmi këtu është që ne po ndërhyjmë dhe kjo është një gjë shumë pozitive në luftën kundër krimit. Ka pasur një lloj kamuflimi. Sa i takon bizneseve, cdo biznes ka detyrimin për të mbajtur kamerat.

Por duhet t’ja lëmë të shkuarës dhe të shohim të gjithë këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe cdo shkelësi tjetër të ligjit që nuk ka më hapësira për të krijuar një mjedis që mund të veprojnë të lirë. Kjo është një nga lëvizjet më të mira të policisë dhe fillim i mbarë” tha ai.

Çuçi u pyet edhe për dosjen “McGonigal” nëse ka asistuar policinë shqiptare. “Policia ka marrëdhënie me institucionin, FBI-në dhe jo persona të caktuar. Policia është asistuar. Hera e fundit ka qenë në rastin e sulmit kibernetik. Ka qenë një ndihmë e çmuar nga FBI-ja që identifikoi origjinën e sulmeve. Ne marrëdhëniet i kemi me institucionin, emrat e përveçëm i takon FBI-së për t’i vendosur. Unë personalisht nuk e kam takuar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit