-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Trafikonin drogë dhe mbanin armë pa leje, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

Kryesoret

Katër shqiptarë janë dënuar në Itali për përfshirje në bandat e trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Personat e dënuar janë: 26-vjeçari Ani Agasi dhe 23-vjeçari Endri Dama të dy të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Agasi është dënuar me 4 vjet burg dhe 26 mijë euro gjobë, ndërsa Dama me 4 vjet burg dhe 24 mijë euro.

Shqiptarët e tjetër janë Albano Gjoni, i cili është dënuar me 4 muaj burg dhe një gjobë prej 800 eurosh dhe Albi Dama me 16 muaj burg, të dy të akuzuar për trafik droge.

Të përfshirë ishin edhe 27-vjeçari Brandon Balla dhe 29-vjeçari Ermin Kallmacaku këtij të fundit i është refuzuar kërkesa për dënim.

Albi Dama, Endri Dama dhe Agasi më 4 korrik 2020 janë kapur me kokainë në një makinë të tipit BMW me qëllim tregtimin e saj.

Ndërsa, Endri Dama dhe Agasi janë ndaluar më 4 qershor.

Kallmacaku, është ndaluar në korrik dhe shtator të 2022, ku ka shitur drogë të paktën 135 herë, secila dozë me çmim 40-50 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit