-sidi education-spot_img
31.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar me arrest shtëpie në Itali, 53-vjeçari shqiptar kapet me drogë në tavolinë

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 53-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në arrest shtëpie pasi është kapur duke konsumuar kokainë në banesën e tij bashkë me disa miq.

Shqiptari i arrestuar për trafik droge në muajin dhjetor ishte lënë nga gjykata në “arrest shtëpie’, por kur policia i shkoi për një kontroll rutinë për të parë nëse ishte aty, karabinierët e gjetën 53-vjeçarin nën shoqërinë e miqve në tarracën e shtëpisë teksa darkonin duke pjekur mish.

Në tavolinën në të cilën po darkonin u gjetën edhe 10 gramë kokainë, mbi 900 euro dhe materiale të tjera të dobishme për të paketuar gjithçka, përkatësinë e të cilave i mori përsipër shqiptari.

Ky i fundit u rikthye kështu brenda qelive të burgut duke rënduar pozitat e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit