-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkohej prej muajsh, arrestohet “skifteri” në Kavajë

Kryesoret

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale B.M  nga Cërriku i cili ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje.

Ky shtetas është kapur në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në fshatin Qerret, Kavajë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 36-vjeçari ishte shpallur më kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ka rezultuar se ky shtetas, gjatë javës së fundit të muajit janar, ka vjedhur sende të ndryshme, në 6 banesa dhe në 1 subjekt tregtar, në Kavajë. Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe skuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Cërrik, rezultoi se ky shtetas, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 4 banesa dhe subjekte tregtare, në Cërrik.“, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit