-sidi education-spot_img
22.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha përgëzon deputetët për betejën në Kuvend: Rama, kalbësirë! 11 Shkurti s’ka kthim

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka përgëzuar deputetët e grupit të tij për betejën në Kuvend duke bllokuar seancën me kushtin që Edi Rama, që e bojkotoi, të vinte dhe të jepte shpjegime për dosjen “McGonigal”.

Ju përshëndes për qëndrimin tuaj të përgjegjshëm në parlament dhe të zotohemi para shqiptarëve se PD nuk e lëshon atë parlament. Do ta mbajë atë si tempull të zërit dhe interesave tuaja.

Rama është një kalbësirë që nuk duhet të ketë vend në hapësirën e NATO-s si përfaqësues i popullit shqiptar. Këtë që bëri Rama mund ta bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë” tha ai.

Më tej, ish-kryeministri motivoi deputetët e tij për protestën e 11 Shkurtit. “Ai nuk jep dorëheqje. Ai nuk njeh gjuhë tjetër, veçse frikën.

Ju duhet dhe do të dëshmoni se ose dorëheqjen ose do të përballet me probleme shumë madhore. Ai duhet të largohet. Ky është apel pa kthim. Mos të zgjasë ditët vetes” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit