Shumica socialiste në kushtet e bllokimit të foltores nga opozita shmangu diskutimet dhe miratoi rendin e ditës duke mbyllur seancën.
E njëjta situatë si javën e kaluar. Në seancë e sotme u përjashtua deputeti Gazment Bardhi për fyerje kundër Lindita Nikollës dhe faktin që nuk po lejonte ministrat të flisnin.
“Për sot e morët përjashtimin, tani rrezikoni 10 ditëshin. Kam detyrë t’ju paralajmëroj” i kërkoi më tha më tej Nikolla sërish Bardhit që po vazhdonte t’i binte një bilbili që kishte me vete.
Pjesa tjetër e deputetëve u binin tavolinave.









