-sidi education-spot_img
22.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama refuzon parlamentin, Alibeaj: Vendi nuk ka kryeministër! E turpshme!

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj e cilësoi të turpshëm refuzimin e Edi Ramës për t’u përballuar në parlament për dosjen e “McGonigal”. Ai i kërkoi kreut të qeverisë që të japë shpjegime nëse ka gisht në këtë dosje dhe drejtësia të nisë hetimet.

Është e turpshme. Për një skandal të madh, kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në këtë vorbull dhe ka një detyrim për interpelanca, dhe jo për ta deleguar. Faktet i referohen atij. Takimet janë bërë me të dhe jo me dikë tjetër.

Në këto kushte kur është në lojë imazhi i shtetit. Më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur për të dhënë sqarime. A ka gisht apo jo dhënien e 225 mijë dollarëve McGonigal? A ka gisht në sulmin ndaj opozitës? A ka ndërhyrë në këtë konflikt interesi për të dhënë si shpërblim një oligarku rus fusha të mëdha koncesionesh në Shqipëri?

Këto janë detyrime politike. Heshtja ju takon vetëm atyre që janë marrë të pandehur. Drejtësia shqiptare gjithashtu duhet të hetojë. Ai do të heshtë (Rama) nuk ka për të ardhur. Sot vendi nuk ka kryeministër “de facto”. Ka dy seanca që nuk ka ardhur. Unë kërkoj procedimin penal të kryeministrit. Ne kemi paraqitur një kallëzim penal” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit