Temperaturat e ajrit janë ulur sërish ditën e sotme, teksa në qytetin e Korçës kanë nisur pas mesnate reshjet e dëborës.
Qyteti është zbardhur teksa në zonat malore reshjet e borës kanë qenë dhe më intensive.
Autoritetet po punojnë për kriposjen e akseve dhe mbajtjen hapur të rrugëve kryesore.