-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret pushtojnë Kilin, mbi 20 të vdekur dhe mbi 1 mijë të lënduar!

Kryesoret

Zjarrfikësit në Kili po luftojnë me flakët për të vënë nën kontroll një nga fatkeqësitë më të këqija natyrore të vendit në vite, pasi numri i të vdekurve nga zjarret ka arritur në 24 dhe të paktën 1000 të plagosur.

Ndërkohë janë ofruar ndihma nga  SHBA, Spanja dhe vende të tjera të Amerikës Latine, ndërsa pritet qv të mbërrijnë avionë dhe ekipe të zjarrfikësve specialë të pyjeve.

Qeveria e Presidentit Gabriel Boriç ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në provincat jugore të Bio-Bio, Niuble dhe Araucania, zonat rurale dhe pyjore përgjatë bregdetit të Paqësorit.

Rreth 2,700,000 hektarë janë bërë hi nga zjarret. Vala e të nxehtit që ka prekur hemisferën jugore po vështirëson përpjekjet për shuarjen e zjarreve pasi në disa zona temperatura i kalon 40 gradë Celsius. Gjithsej 260 zjarre mbeten aktive sot dhe nga këto 28 konsiderohen veçanërisht të rrezikshme.

Pothuajse 1500 persona kanë lënë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar flakëve. Nga të plagosurit, të paktën 26 janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Autoritetet njoftuan të shtunën se ndihma pritet së shpejti nga vendet duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Ekuador, Brazil dhe Venezuelë. Një ekip ekspertësh nga Spanja ishte sot në rrugë për në Kili.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit