-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka në “5 Pyetjet”: Rasti “McGonigal” më i rëndi, Rama korruptoi një nga drejtorët kryesorë të FBI-së!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se forca politike që ai drejton i ka trajtuar të gjitha çështjet dhe u kanë bërë me dije shqiptarëve se po vidhen nga mëngjesi në darkë nga qeveria Rama.

Gjiknuri në “5 Pyetjet”: As unë dhe asnjë zyrtar i PS nuk është thirrur për çështjen “McGonigal”!

Sipas Nokës, rasti McGonigal është më i rëni, pasi del se Kryeministri i vendit ka korruptuar një nga drejtorët kryesore të FBI dhe i ka korruptuar me qëllim për të luftuar opozitën, për të minuar demokracinë në Shqipëri, për ta shuar opozitën dhe për të instaluar monizmin.

“Ne i kemi trajtuar të gjitha çështjet dhe u kemi bërë me dije shqiptarëve se po vidhen nga mëngjesi në darkë. Kemi trajtuar shumë edhe çështjen e inceneratorëve. Ne kemi ngritur alarmin dhe kemi bërë beteja kudo edhe për çështjen e portit të Durrësit. Pra korrupsioni nuk ka të sosur që kur ka shkelu rilindja në pushtet.

Gjiknuri në “5 Pyetjet”: McGonigal nuk është favorizuar nga qeveria Rama dhe as nga unë kur kam qenë ministër!

Por rasti “McGonigal” është më i rëndë. Del që kryeministri i Shqipërisë ka korruptuar një nga drejtorët kryesore të FBI dhe i ka korruptuar me qëllim për të luftuar opozitën, për të minuar demokracinë në Shqipëri, për ta shuar opozitën dhe për të instaluar monizmin.”, u shpreh ndër të tjera Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit