Damian Gjiknuri, Sekretar i përgjithshëm, i PS-së tha në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo se McGonigal nuk është favorizuar nga qeveria Rama dhe as nga ai gjatë kohës kur ka qenë ministër Energjetike.
Gjiknuri tha se Shqipëria nuk ka qenë në dijeni se McGonigal nuk i kishte deklaruar udhëtimet e tij në Shqipëri.
Damian Gjiknuri në “5 Pyetjet”: McGonigal e kam takuar, por s’mund të jap detaje!
“E kam takuar disa herë pasi ju besoj e keni lexuar dhe aktakuzën, nuk flitet për shqetësim pse ka takuar ministrin e Energjisë. Nuk ka qenë të jetë i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës. Nuk ka qenë i shoqëruar nga Zoti Duçka.
Bisedat që kam bërë kanë, ka pasur marrëdhënie zyrtare me ministrinë e Energjetikes, nuk ka kërkuar favor. Ajo është bërë në një ceremoni që i është McGonigal që i është dhënë “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Tropojës, dreka është bërë në Tiranë. Kaq është historia, nuk ka gjë të fshehtë, nuk ishte terrorist, apo njeri me krime që unë duhet të ruhesha.
Gjiknuri në “5 Pyetjet”: As unë dhe asnjë zyrtar i PS nuk është thirrur për çështjen “McGonigal”!
Nuk kishte dijeni qeveria shqiptare nëse ai do të ishte në thyerje të Kodit të Etikës që nuk ka deklaruar udhëtimet në Shqipëri, kemi qenë në mirëbesim të një zyrtari të lartë. A ka zbatuar ai detyrën është një çështje që po hetohet. S’kam pse them për ça folëm”, tha Gjiknuri.