-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Damian Gjiknuri në “5 Pyetjet”: McGonigal e kam takuar, por s’mund të jap detaje!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me aferën e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal dhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare.

Sipas Gjiknurit, ai e ka takuar McGonigal, por nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këto takime, ndërsa ka thënë vetëm se në atë kohë ai ishte një zyrtar i lartë shtetëror amerikan, që erdhi në Shqipëri dhe kërkoi takim me përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare, duke dhënë gatishmërinë e tij për të ofruar asistencë ndaj çështjeve të caktuara.

“Unë kam takuar si ministër, pasi e ka takuar Kryeministri. Kemi biseduar me të. Nuk mund t’i përgjigjem çdo pyetje për takime që unë bëj me një zyrtar të caktuar. Kur e kam takuar ka qenë drejtor në detyrë.

Nëse keni lexuar dosjen, nuk flitet aty për ndonjë shqetësim se pse ka takuar një ministër të Republikës së Shqipërisë. Në zyrën time nuk ka qenë i shoqëruar nga zoti Duçka. Unë nuk mund të jap detaje këtu. Nuk është studio televizive për të hequr kredon e dyshimeve të të tjerëve.

Gjiknuri në “5 Pyetjet”: As unë dhe asnjë zyrtar i PS nuk është thirrur për çështjen “McGonigal”!

Ai ka ofruar asistencën e tij në rast se do të ishte e nevojshme. Përsa i përket fotos ku kam dalë me të, ka qenë një ceremoni në Bashkinë e Tropojës. Nuk ishte terrorist ai. As i shpallur në kërkim dhe që unë duhet të ruhesha që të mos dilja në foto.

Një pjesë e akuzave që ka të bëjë me mosdeklarimet e udhëtimeve të tij në Shqipëri, nuk kishte dijeni as kryeministri Rama dhe as unë. A e ka zbatuar ai siç duhet detyrën? Kjo është një çështje që po hetohet në Amerikë.

E vetmja gjë që e lidh me Shqipërinë është mosdeklarimi i takimeve të bëra në Republikën e Shqipërisë. Nuk thotë njeri aty që qeveria shqiptare e korruptoi personin në fjalë.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, Gjiknuri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit