-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Jo vetëm McGonigal! Janë edhe të tjerë që ka paguar Rama

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi kandidatët për kryetarë bashkie të PD-së për zgjedhjet e 14 Majit duke u kërkuar mobilizim të fortë për të fituar përballë shumicës socialiste. “Nuk vetëm një McGonigal që paguan Rama, por edhe të tjerë, blen deklarata dhe vendime kundër opozitës. Cdo ditë në SHBA nuk i ndahen, edhe ne nuk i ndahemi, deri kur ti japim vendin e merituar” tha ai.

“Sot ky regjim, Edi Rama vret shpresën. Po si e vret shpresën ky? Vret shpresën duke prodhuar vetëm ligësira, vetëm fëllikshtira, vetëm skandale. Ky e vret shpresën duke vjedhur shqiptarët. Në mënyrë të pamëshirshme ky njeri që udhëton 137 udhëtime me çarter, me avion në dispozicion, me dhomë gjumi luksoze, sikur të ishte sheiku më pasur i gjirit. Ky njeri që mban vetëm për rrogat e pilotëve, shpenzon 300 milionë në vit, ky njeri i cili udhëton si sheikët me makina 500 mijëshe dhe deklaron se e bleu PS, se e ka bankë PS-në, ky njeri i cili thotë se firmos ‘fap fap fap’, për xhepat e tij, firmos për 420 mln euro  në kundërshtim flagrant me ligji.

Keni dëgjuar ju rastin e zv/ministrit që e arrestuan se i tha punonjësja e thesarit se kjo nuk bëhet. Edi Ramës i tha dy herë, Agjencia e Prokurimeve Publike se kjo procedurë është antiligjore, por ajo ishte procedura që jepte para. Ai patë ju fushat e Sharrës si janë bërë miniera floriri për këtë hajdut. Atje plehrat i tarifojnë sikur digjen, në fakt atje as nuk seleksionohen, por diferenca është se për çdo ton futin 18 euro në xhep. Diferenca është 54 mln euro gjatë këtyre viteve ua kanë grabitur qytetarëve dhe bizneseve vetëm të qarkut të Tiranës” tha ai.

LIVE-Berisha mbledh kandidatët për bashkitë para protestës: Iku 35% e popullit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit