Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të së hënës në Turqi dhe Siri është rritur në 3,554. Nga totali, 2,316 e personave që kanë humbur jetën janë në Turqi. Ndërkohë, rreth 700 vdiqën në Sirinë e kontrolluar nga rebelët dhe 538 në Sirinë e kontrolluar nga qeveria.
Tërmeti tragjik në Turqi, Erdogan shpall 7 ditë zie kombëtare!
Shërbimet e emergjencave raportuan se 7,340 njerëz ishin shpëtuar deri më tani. Ndërkohë në Siri deri më tani janë raportuar 1,293 viktima, sipas shifrave nga qeveria e Damaskut dhe punonjësit e shpëtimit në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga kryengritësit, citojnë mediat e huaja.
Tërmeti në Turqi, OBSH ngre alarmin: Numri i viktimave mund të 8-fishohet!
Më shumë se 25,000 njerëz, përfshirë ushtarë turq, po kryejnë aktualisht operacione kërkimi dhe shpëtimi në rajonet e prekura. Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se me këtë tërmet, Turqia u trondit nga “katastrofa më e madhe” që nga tërmeti i Erzincanit të vitit 1939.
Pas tërmetit shpërtheu zjarr, “pushtohet” nga flakët Iskenderun
“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt është shpallur zie kombëtare shtatë ditë. Flamuri ynë do të jetë në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën e 12 shkurt në të gjithë vendin tonë dhe në përfaqësitë tona të huaja”, tha Erdogan nëpërmjet Twitter.