Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona. Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.
Studiuesi Frank Hoogerbeets ka arritur të parashikojë me përpikmëri të saktë tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë të të hënë. Përmes një postimi në Twitter, 4 ditë më parë, studiuesi thotë se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhë në Turqi midis datave 4-6 shkurt. Madje ai ka shpërndarë dhe një video në youtube, ku bën parashikimet dhe argumentimet pse pritet që të ndodhte ky tërmet.
“Herët a vonë do të ketë një tërmet 7.5 në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordania, Siria, Libani)”, shkroi ai në Twitter më datë 4 shkurt. Ndërkohë që në një postim tjetër në datën 2 shkurt ai shkruan: “Aktivitet më i madh sizmik mund të ndodhë nga data 4 deri në 6 shkurt, me shumë mundësi deri në mes ose të lartë 6 ballë. Ekziston një mundësi e lehtë për një ngjarje sizmike më të madhe rreth datës 4 shkurt”.