Ish-kryetarja e LSI-së, deputetja Monika Kryemadhi ka ftuar Erion Veliajn që të shkojnë bashkë në Sharrë dhe të shikojnë nëse ka apo jo incenerator në punë dhe nesë shërbimi justifikon kontratën e plehrave për 29 Euro/ ton. Pas akuzave, deputetja i ka nxjerrë edhe njëherë letrat që kryebashkiaku ka firmosur për inceneratorët dhe i kërkon drejtësisë që të flasë.
“Një votë për Erion Veliajn e inceneratorëve është votë dëm për një njeri që e pret qelia. Ngaqë e pret qelia, ndaj dhe është strukur në zyrë dhe lëshon vrer televiziv me regji të komanduar ndaj atyre që bëjnë transparencë për abuzimet e tij. E ftoj kryemashtruesin e bashkisë të shkojmë bashkë në Sharrë e t’i tregoj nga afër çfarë shërbimi mizerabël paguan Ai me 29 Euro/Ton i cili dhe krenohet.
Garanti i pagesës është Erion Veliaj, me firmën e tij, fatin e koncesionit gjatë procedurës koncesionare e ka ndryshuar i vetëm Ai! Epo, ne transparencën kemi në dorë bazuar në dokumente me firmë dhe vulë. T’i dalë për zot firmës punëmadhi i Tiranës, të mos flasë nga zyra e bunkerizuar por të bëjë transparencë” shkruan ajo.