-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Siri, këshilltari i Asadit: Perëndimi dërgon ndihma vetëm “terroristëve”

Kryesoret

Një këshilltar i presidentit sirian, Bashar al-Assaf ka akuzuar Perëndimin se vetëm dërgon ndihma humanitare në pjesët e Sirisë të mbajtura nga rebelët.

Bouthaina Shaaban e përshkroi tërmetin si një “katastrofë”, duke shtuar se njerëz të panumërt janë ende të bllokuar nën rrënoja në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit.

Shaaban më pas bëri një akuzë të ashpër për Sky News se Perëndimi po dërgon ndihma vetëm atje ku janë terroristët.

“Qeveria e Sirisë dhe populli i Sirisë – nga të gjitha sferat e jetës dhe çdo cep i Sirisë – po bëjnë çmos për të ndihmuar,” tha ajo.

“Fatkeqësisht, Perëndimi kujdeset vetëm për zonat ku ndodhen terroristët – ku janë Helmetat e Bardha – por ata nuk kujdesen për zonat në të cilat jetojnë shumica e popullit sirian.

“Shumica e parave, të gjitha pajisjet janë dërguar në Turqi nga Evropa dhe nga SHBA. Asgjë në Siri nga Evropa, fare.”

Shaaban ishte nën presion për çështjen e besimit dhe nëse Siria mund të konsiderojë hapjen e kufirit me Turqinë për të lejuar lëvizjen e ndihmave.

Ajo tha se SHBA dhe Evropa nuk po i lejojnë sirianët të transferojnë para tek anëtarët e familjes së tyre.

“Ne po ju kërkojmë të lini mënjanë politikën”, tha ajo. “E vërteta është që SHBA dhe Evropa po mbrojnë vetëm Helmetat e Bardha.

Kjo është absolutisht e vërteta e asaj që po ndodh në Siri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit