-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai njeh vetëm forcën dhe frikën!

Kryesoret

Dy ditë para protestës së paralajmëruar para kryeministrisë, Sali Berisha ka takuar sot në selinë e PD anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Tiranës.

Kreu i PD u shpreh ndër të tjera se afera e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI, McGonigal, është e njohur në mbarë botën dhe se sipas tij është një akt që vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

“Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por këtë fushë për SHBA, vendet anëtare të NATO. Aktin që ka bërë Rama mund ta bënte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA. Rama nuk njeh asnjë kufi dhe asnjë normë. Ai i lejon vetës çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet, dhe kjo përbën një fatkeqësi për një komb. Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë, njeh vetëm, gjuhën e forcës dhe frikë, ndryshe nuk ikën. McGonigal e përdori si vrarës me pagesë kundër opozitës”, tha Berisha ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit