Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ka zhvilluar një takim me prokurorinë e Barcelonës në lidhje me çështjen e Saimir Sulës 31-vjeçarit i cili u kthye pa zemër në atdhe pasi ishte i struar në një spital në Spanjë.
Prokuroria bën me dije se në takimin e dy ditëve më parë (8 shkurt 2023) u diskutuan çështjet të lidhura me hetimin si ecuria e ekzekutimit të letërporosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022, për të cilën pala spanjolle informoi se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim.
Dhe çështja e dytë e rëndësishme kishte të bënte me dërgimin e zemrës së të ndjerit Saimir Sula autoriteteve Shqiptare për të kryer analizën e ADN-së.
Për këtë çështje pala spanjolle ka sqaruar se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.
“