Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një ndeshje miqësore në datën 23 mars, vetëm katër ditë përpara sfidës në transfertën kundër Polonisë, e para në Grupin E për kualifikueset e Euro 2024.
Sipas udhëzimeve të trajnerit Silvinjo, që kërkonte një rival të lehtë, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Uzbekistanin, që skuadër që renditet shumë poshtë kuqezinjve në renditjen e përgjithshme të FIFA. ABC News ka zbuluar axhendën për këtë ndeshje miqësore.
Ajo do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Kombëtarja e Shqipërisë do të grumbullohet vetëm tre ditë përpara kësaj sfide. Sipas programit, ndryshe nga e shkuara ku skuadra kishte si pikë takimi dhe stërvitjeje bregdetin e Durrësit, këtë herë ajo do të përgatitet në Tiranë.