Një person ka përplasur me makinë një të mitur në Durrës dhe është larguar nga vendngjarja
E mitura është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia po bën krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
“Rreth orës 10;50, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren shtetasen e mitur D. D, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po bëjnë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ es“, thuhet në informacionin paraprak të policisë.