Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë.
Një automjet përplasi këmbësorin 42-vjeçar, Roland Gazulli i cili u dërgua me urgjencë në spital po nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”.
Drejtuesi i mjetit me inicialet N.S., ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.