-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Austria dhe Gjermania pezullojë operacionet e shpëtimit në Turqi

Kryesoret

Ushtria austriake dhe ekipet gjermane të shpëtimit kanë pezulluar operacionet e shpëtimit nga tërmetet në Turqi, për shkaqe sigurie.

Një zëdhënës i ushtrisë së Austrisë tha se ka pasur “përplasje mes grupeve”, pa dhënë më shumë detaje.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AFP se 82 ushtarë nga Njësia për ndihmë në fatkeqësi natyrore të ushtrisë austriake ishin strehuar në provincën jugore turke, Hataj, “në një kamp me organizatat ndërkombëtare, duke pritur për udhëzime”.

Ata shkuan në Hataj të martën, më 7 shkurt, me 45 tonë pajisje dhe arritën të shpëtonin nëntë persona që ishin të bllokuar nën rrënoja.

Ata pritet të kthehen në Austri të enjten, por kjo çështje ende po shqyrtohet, tha zëdhënësi.

Një vendim të ngjashëm për të ndalur operacionet e shpëtimit është marrë edhe në Gjermani nga Agjencia Federale për Ndihmë Teknike dhe nga organizata joqeveritare, që është e specializuar për të ndihmuar viktimat e fatkeqësive natyrore, ISAR, tha zëdhënësi i kësaj organizate.

“Në orët e fundit, situata e sigurisë në provincën Hataj duket se ka ndryshuar”, tha zëdhënësi i ISAR, Stefan Heine. “Ka më shumë raportime për përplasje midis fraksioneve të ndryshme, ka pasur edhe të shtëna”.

Ekipet gjermane “po qëndrojnë në kampin e përbashkët tani për tani si rezultat i kësaj situate” dhe do t’i rikthehen punës së tyre të kërkim-shpëtimit kur autoritetet turke të mbrojtjes civile “të besojnë se situata është mjaftueshëm e sigurt”.

Një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të 6 shkurtit Turqinë dhe Sirinë dhe u pasua me qindra pasgoditje, përfshirë një tërmet prej 7.5 ballësh. Deri më tani vlerësohet se nga tërmetet në këto dy shtete kanë vdekur mbi 28.000 persona./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit