Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pasi zonjat deputete të PS-së kërkuan përjashtimin e Sali Berishës me argumentin se i ka fyer dhe ofenduar.
“Zonjë ty duket se të pëlqejnë ato që të thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë. Unë jam soj dhe kam edukatë tjetër. Ato që thotë kryetari yt nuk do i dëgjosh nga goja ime” tha ai.
Deputetet e PS: Të përjashtohet Berisha! Kryemadhi: Saliu, xhentëlmen! Rama mbush brekët
Taulant Balla kërkoi që komisionet e Kuvendit të procedojnë për të marrë masat për Berishën. “Ne i thamë nxirr videon. Ti the kam video për lloj lloj maskarallëqesh. Nxirri pra, nxirri videot. Mos i mbani qiriun një të vdekuri” tha Balla.