-sidi education-spot_img
25 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet 6.7 ballë godet Indonezinë, raportohet një viktimë dhe dëme materiale

Kryesoret

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Indonezinë qendrore, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në disa zona.

Sipas autoriteteve lokale, epiqendra e tërmetit të cekët është regjistruar në juglindje të qytetit Palu, në provincën Sulawesi Qendrore. Lëkundjet janë ndjerë fort në Palu dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Autoritetet raportojnë të paktën një viktimë dhe disa të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë ende në vlerësim.

Agjencia përkatëse meteorologjike ka bërë me dije se nuk ka rrezik për cunami. Ekipet e emergjencës po vijojnë punën në terren për verifikimin e situatës dhe ndihmën e banorëve të prekur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit