Gazetari Arbër Hitaj duke folur për çështjen McGonigal te “5 pyetjet nga Babaramo” tha se opozita po bën gabim taktik që po proteston për këtë çështje pasi sipas tij Rama po hetohet vetëm për lidhje të fshehta dhe aktualisht asgjë nuk është verifikuar.
Hitaj: Që në fillim jam përpjekur të jem i qartë me atë që kanë letrat. Mendoj se opozita po bën një gabim taktit.
Po nëse Rama do të dalë i pafajshëm në çështjen McGonigal. Pasi aktualisht po qetohen vetëm për lidhjet sekrete që ka pasur me Ramën.
Çfarë do të bëjë opozita nëse Rama del i pastër. Do të fuqizohet më shumë Rama.
Salianji: Ky Rama ka ndonjë përgjegjësi? Ai e ka nxjerrë Shqipërinë në të gjithë mediat ndërkombëtare. E ka nxirë.