Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ballësh të shkallës së Rihterit goditi pjesën qendrore të Turqisë.
Tërmeti u regjistrua në orën 15:50 me orën lokale ndërsa epiqendra ishte afër qytetit të Karamanmarasit, raporton esmc.
Sot është dita e nëntë që nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë ku la të vdekur më shumë se 40 mijë njerëz dhe dhjetëra mijëra u plagosën.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve, por bëjnë të ditur se operacionet e shpëtimit do të ndërpriten së shpejti, pasi temperaturat e ulëta nuk japin pothuajse asnjë shans për të mbijetuar nën rrënoja.
Kujtojmë se një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur sot Rumaninë dhe ky tërmet është ndjerë edhe në Kosovë.
https://twitter.com/LastQuake/status/1625526924968615936?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1625526924968615936%7Ctwgr%5Ecfa8c8d344f7762f49bd4b22d323ac103ee42466%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fserish-termet-ne-turqi%2F