Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Kosovës, ku ka nisur një tur takimesh me personalitete dhe përfaqësues të lartë politikë atje.
Ajo ka zhvilluar dje një takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe anëtarët e Komisionit të Integrimit dhe Komisionin e Jashtëm.
Ndërkohë, sot ajo është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u shpreh se në këtë takim u vu në dukje fakti se rruga e përbashkët e integrimit evropian të të dy vendeve tona është jetike.
“Mirëmëngjes 😃! Me Albinin për shqiptarët në Shqipëri 🇦🇱edhe Kosovë 🇬🇺. Rruga jonë e integrimit është jetike; Çfarë është e përbashkët mund të rritet së bashku, shprehej kancelari gjerman Brandt. Kemi shumë për të mësuar nga njëri tjetri!”, shkruan Tabaku në lidhje me këtë takim me Kurtin.
Kjo vizitë e Tabakut në Kosovë ka ardhur në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë, e cila dëshmon eksperiencën e një shteti të pjekur në politikë ndonëse është i ri në moshë.