-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti në Turqi, të prekurit udhëtojnë drejt perëndimit: Do të fillojmë nga zero

Kryesoret

Pas më shumë se një javë pas tërmetit vdekje prurës në Turqi dhe Siri më shumë se 158 000 njerëz janë larguar nga zona e tërmetit në Turqinë jugore.

Një nga të prekurit e këtij tërmeti është edhe 22-vjeçari sirian, Hamza Bekry i cili jetonte prej 12 vitesh në Hatay, një nga zonat më të prekura në Turqi u shpreh se do të udhëtojë në një vend tjetër.

Ai tani po shkon drejt perëndimit me një autobus, pasi ka humbur gjithçka dhe po përgatitet të fillojë, siç thotë ai, “nga zero”. Por tek të mbijetuarit, tronditja po kthehet edhe në zemërim.

Përtej kufirit në qytetin sirian të Harem, në veri të Idlibit të kontrolluar nga rebelët, një kamp i improvizuar është ngritur mes rrënojave. Babai 29-vjeçar Mazen Al-Fahed tha se njerëzit po punojnë gjatë gjithë orarit për të krijuar strehë, por se ata janë të dëshpëruar për furnizimet bazë.

Vetëm në Turqi, kostoja e tërmetit mund t’i kushtojë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë, sipas një grupi biznesi. Sipas shifrave zyrtare të qeverisë, rreth 42,000 ndërtesa ose janë shembur, kanë nevojë urgjente për prishje ose janë dëmtuar rëndë në 10 qytete.

Ndërsa presidenti turk, Erdogan ka thënë se shteti do të rindërtojë zonat e goditura nga tërmeti brenda një viti. Ata që kanë mbetur pas kanë thjesht nevojë për strehim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit