Kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi vazhdon fushatën. Ai zhvilloi dje disa takime me qytetarët në “Rrugën e Dibrës”.
Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet për punën e pushtetit vendor, problematikën e zonës apo pritshmëritë e qytetarëve, me qëllim që këto të jenë pjesë e programit që do të prezantojë Partia Demokratike gjatë fushatës në Tiranë.
Në bashkëbisedim me ta, kandidati Këlliçi tha se fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj.