Policia turke ka sekuestruar 1 kilogram e 940 gram metamfetaminë në valixhen e një personi që sapo kishte zbritur nga autobusi në Dijarbakır.
Në deklaratën e tij në polici, i arrestuari tha se kishte shkuar në qytet për të ndihmuar me kërkimet në zonat e shkatërruara nga tërmeti.
Sipas policisë, personi i ndaluar ishte pikasur nga kamerat e sigurisë me valixhe në dorë duke zbritur nga një autobus linje dhe kjo kishte shtuar dyshimet mbi prezencën e gjërave të ndaluara brenda valixhes dhe nisën ta ndiqnin.
Pasi e ndaluan në dalje të terminalit të autobusëve, atij iu gjet e fshehur poshtë rrobave 1 kilogram e 940 gram metamfetaminë, dhe u arrestua menjëherë.
I dyshuari u dërgua në komisariatin e policisë lokale, nga ku dhe nisën hetimet përkatëse për origjinën dhe destinacionin final të lëndës narkotike.