Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi kishte një pyetje sot për ministren Delina Ibrahimaj, të cilës i ka kërkuar shpjegime për lidhjet që ka bashkëshorti i saj me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Arlind Gjokutaj, që u arrestua disa javë më parë, por më pas u la në arrest shtëpie për shkak të problemeve me zemrën.
“Një pyetje për zonjën ministre: Cila është lidhja e bashkëshortit tuaj me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe dorëheqja juaj a u pranua kur ndodhi ky fakt?” e pyeti ajo.
Ministrja Ibrahimaj iu shmang. “Kjo është një pyetje totalisht jashtë rendit të ditës. Jam shprehur disa herë për çështjen. Ne nuk marrim përsipër të bëhemi as hetues, as gjyqtar dhe pas prokuror për cështje në hetim. Unë nuk marrim përsipër të zgjidhet hallet tuaja në këtë seancë. Pasi të shprehet drejtësia do të shprehemi edhe ne” tha ajo.