-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet për të më shkarkuar si president

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se një vit më parë “Rilindja” humbi betejën e saj për të shkarkuar Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese.

Meta më tej shtoi se në këtë mënyrë “Rilindja” i kishte humbur të gjitha betejat e saj me të kur ishte President edhe në Komisionin e Venecias.

Në postimin e tij ish-presidenti nuk harroj as SPAK ku u shpreh se akoma edhe sot nuk ka një reagim në lidhje me çështjen.

Më tej ai shtoi se Kuvendi falsifikoi firmën e ish-Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit.

“Kuvend i “Rilindjes” që shihni sot falsifikoi firmën e ish-Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit.

Falënderoj të gjithë ekipin tim gjatë detyrës si President i Republikës, në veçanti të gjithë qytetarët për përkrahjen e tyre dhe sidomos popullin e 2 Marsit që u ngrit në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës.

Në 3 Mars le të gjëmojë më fort zëri i popullit në mbrojtje të demokracisë, më i vendosur se kurrë për të realizuar Ndryshimin e Madh që po afron,” shkroi Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit