-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i ri i Kuvendit flet për “5pyetjet.al”: Dy objektiva dhe zgjedhjet

Kryesoret

Gëzim Ademaj është deputeti i katërt i PDIU-së në Kuvendin e Shqipërisë. Të hënën mes kaosit të shkaktuar nga opozita Ademaj u betua zyrtarisht në Kuvend duke zënë vendin e Fation Veizajt që dha dorëheqjen nga mandati.

Ai futet në Kuvend në gjysmën e legjislaturës, por cili është objektivi i tij? Në një intervistë për “5pyetjet.al” Ademaj u shpreh se dy janë çështjet kryesore; problemet e qytetarëve në Selenicë dhe ribashkimi i komunitetit çam në qarkun e Vlorës.

Qëllimi im është që t’u shërbej aq sa mundem atyre që më kanë votuar. Unë kam punuar gjithë jetën në një bashki të varfër si Selenica.

Gjithashtu synimi tjetër është komuniteti çam që është lënë pas dore. Objektivi është që t’i ribashkoj sa më shumë në qarkun e Vlorës.

Si gjithandej në Shqipëri janë shpërndarë goxha. Do të synoj që të ribashkoj këtë komunitet. Do të bëj aq sa mundem” tha ai.

Për zgjedhjet e 14 Majit, Ademaj theksoi se do të garojnë vetëm për këshilltarë dhe do të kërkojë që të mbështeten kandidatët e opozitës për kryetar bashkie.

Për zgjedhjet si parti në opozitë do të dalim për këshilltarët për bashki. Për kandidatin për kryetar kërkesa ime do të jetë për të mbështetur krahun e opozitës” tha ai.

Për betimin në kushte aspak normale dhe ngjarjet në tre seancat e fundit, Ademaj e drejton gishtin nga shumica socialiste. “Për momentin parlamenti nuk ka një funksionim aspak normal.

Për mua edhe mazhoranca ka përjashtuar shumë. Opozita ka të drejtën e fjalës, nuk duhet të ndërpritet. Do të dëshiroja që lufta parlamentare të ishte paksa më e moderuar, por kjo varet shumë nga mazhoranca” deklaroi ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit