Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi kanë firmosur një marrëveshje për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Në një konferencë për mediat, Shehi tha se koalicioni synon që të sjellë një frymë të re, bazuar te parimet euro-atlantike.
Ai u shpreh besimplotë që koalicionit do i bashkohen edhe forca të tjera politike.