Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku babai vrau të birin pas sherrit. Viktima Hamdi Bylykbashi ishte djali i vetëm i familjes me 5 motra. 50-vjeçari ishte i martuar dhe divorcuar disa herë dhe ka dy vajza të cilat jetojnë në Francë.
FOTO/ Ishte i dehur! Ky është djali që u vra nga babai me çekiç
77-vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit. Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka patur konflikt për asnjë arsye me të birin, por fakti që 50-vjeçari vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.
Babai vrau djalin! Kryeplaku: E teproi pak me alkoolin! Më thanë ra nga shkallët
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më” mësohet se ka deklaruar i ati.