Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka cilësuar kryeministrin Rama si “një fosile primitive që kutërbon era mafie”.
Sipas Vasilit sot vendi qeveriset nga një fosile me mentalitet të prapambetur dhe primitive në çdo sjellje e veprim, ndërsa shtoi se ka mentalitetin komunist të mbylljes së gojës, shantazhit e kërcënimit ndaj medias.