-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futi plumbin shqiptarit, biznesmeni grek: Më ngacmoi të dashurën

Kryesoret

Një vajzë është arsyeja e vrasjes së 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama në Mikonos të Greqisë. Mediat kanë bërë publike foton e viktimës. Autori është një 33-vjeçar grek.

Athanasios Nazos vrau shqiptarin Visar Dakramën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pranë grekut. Kështu deklaroi para grupit hetimor greku, i cili pas krimit u vetëdorëzua në polici.

‘Protothema’ raporton se 33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari po ngacmonte vajzën që ishte me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit, në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një sherr mes autorit dhe shqiptarit.

Pas sherrit, 33-vjeçari doli nga lokali për t’u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie me të cilën qëlloi duke lënë të vdekur në vend shqiptarin. Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të keqe dhe dukshëm nën efektin e alkoolit.

Mediat greke bëjnë të ditur se shqiptari kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, ndërsa autori ishte pronar hoteli.

https://5pyetjet.al/2023/02/20/pronar-i-nje-vile-luksoze-detaje-te-reja-nga-vrasja-e-shqiptarit-per-nje-grua-ne-greqi/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit