-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me McGonigal, Çitaku i përgjigjet akuzave të Abrashit

Kryesoret

Pas kërkesës së llogarisë nga deputeti i Lëvisjes së Vetëvendosjes, Artan Abrashi për të treguar lidhjet me McGonigal ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook u shpreh se kjo është një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull.

Ajo thotë se fotot në fjalë me ish-agjentin e FBI-së janë bërë në një takim zyrtar në vitin 2017.

“Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger”, ka sqaruar Çitaku.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA thotë se ngjashëm ishte ftuar edhe në State Department, CIA etj.

“Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës”, ka vijuar tutje Çitaku.

Në fund ajo ka ironizuar me Qeverinë: “E tash, si e keni Martinin?, duke iu referuar ambasadorit të Kosovës në Kroaci i cili është përfoluar për përfshirje në afera korruptive.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi kishte kërkuar sqarime nga nënkryetarja e PDK-së për raportet që kjo e fundit ka pasur me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit