Një tragjedi tjetër po regjistrohet sërish në Turqi pas një tërmeti të trefishtë me magnitudë 6.4, 5.8 dhe 5.2 Rihter.
Të hënën mbrëma, mediat turke raportuan për të paktën tre të vdekur dhe 213 të plagosur në Turqinë jugore, ku ndodhën lëkundjet e reja, me qendër Antiokinë.
Pamjet tronditëse që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një peizazh të ri rrënojash, ndërtesash të shembura, njerëz të bllokuar dhe qytetarë që vrapojnë në panik.