Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës po i afrohet momentit historik njëvjeçar dhe frika po rritet në lidhje me përpjekjet e Kremlinit për të nxitur tensionet e ndezura sidomos në Bosnje–Hercegovine dhe Kosovë.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha CNBC se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar për të siguruar të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë të BE-së dhe NATO-s.
“Ne nuk duhet të lejojmë që qeveria ruse të përdorë mjetet e saj për të penguar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euroatlantike. Rusia ka dëshmuar me qartësi se nuk ndan të njëjtat vlera me ne.
Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka konfirmuar faktin se sa urgjente është puna jonë për të ndihmuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të avancojnë plotësisht me reformat demokratike për të përmbushur aspiratat e tyre për integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike” tha ai.