-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vuri flakën “Kepit të djepzave” në Klos, arrestohen 38-vjeçari/ Emri

Kryesoret

Policia ka arrestuar Agim Xhiherrin 38-vjeç pasi akuzohet se i vuri flakën Kepit të Djepzave në Klos para dy ditësh.

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 38 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.”- thuhet në njoftimin e policisë.“, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit