-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumbin kokës shqiptarit për një grua, i riu grek: Isha i dehur

Kryesoret

Pasi vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau të riun shqiptar  ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.

Sipas mediave greke, autori në dëshminë ka thënë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.

“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për ‘Protothema’. Ndërsa persona pranë 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit