-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati i dështuar? SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në Prokurorinë e Elbasanit! Ç’fshihet pas ngjarjes?

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë “zbarkuar” ditën e sotme në Prokurorinë e Elbasanit ku kanë kërkuar informacione konfidenciale për hetimet e kryera deri më tani për arrestimin e shtetasve Arben Spahiu dhe Arsen Preçi.

Zyrtarët e BKH-së dhe SPAK kanë zhvilluar një takim në prokurorinë e Elbasanit, ku kanë diskutuar lidhur me arrestimin e dy shtetasve të sipërpërmendur dhe dyshimet për organizimin e një atentati të mundshëm.

Pjesë e takimit ka qenë dhe Arbër Berexha, prokurori i cili ka urdhëruar ndalimin e dy personave pasi dyshohet se po përgatisnin atentatin.

Qëllimi i vizitës së SPAK dhe BKH-së ka qenë marrja e informacionit për të dy të arrestuarit, pasi ngjarja në fjalë, mund të ndihmojë dhe të hedhë dritë edhe për këto dy institucione, pasi aktualisht kanë disa dosje dhe disa dëshmi që implikojnë Erion Alibejn në disa ngjarje të rënda kriminale.

Çka do të thotë, se atentati i dështuar dhe materialet hetimore, duke u bashkuar me ato që ka SPAK dhe BKH, mund të çojnë në zbardhjen e këtij atentatit të dështuar por edhe për hetimet ndaj Erion Alibejt.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar nga gjykata që të vendosë masën e sigurisë arrest me burg pa afat për shtetasin Arben Spahiu. Ndërsa për Arsen Preçin, ka kërkuar arrest me burg me afat 2-mujor.

Kjo kërkesë do të shqyrtohet nesër nga Gjykata e Elbasanit, e cila do të vendosë edhe për masat e sigurisë për dy të arrestuarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit