Theophilus Solomon, futbollist i Gjilanit është arrestuar sot pasi e kishte një flet-arrest ndërkombëtar.
Në fakt, sulmuesi afrikan e kishte bërë një vepër penale më parë, më saktësisht dy vjet më herët, kur po luante në Partizanin e Tiranës, ku luajti mes viteve 2019-2021 para se ë zbarkonte në futbollin kosovar.
27 vjeçari u transferua tek Gjilani nga Ballkani. Në orët në vazhdim, klubi gjilanas pritet të dalë me njoftim rreth arrestimit të lojtarit të tij./ Ekspres