-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga droga deri tek dhuna në familje, arrestohet 9 persona

Kryesoret

Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Ç. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • A. Sh., 34 vjeç, banues në Kosovë; S. N., 30 vjeç dhe F. S., 57 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

  • Q. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

  • A. V., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga;

  • D. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

  • A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te “Komuna e Parisit”, ka goditur 3 automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariarin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi M. L., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A. L., 40 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit