-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, disa të plagosur

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:20 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec.

Shoferi me inicialet E. D. dyshohet se ka humbur drejtimin e  automjetin tip “Audi Q7”, dhe ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 6 persona. Të plagosurit: drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford” si dhe shtetasi T. K., pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”.

Të plagosurit ndodhen aktualisht në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve, po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit