Një shqiptar ka vdekur nga një aksident që ka ndodhur në Kroaci. Autobusi me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke u përmbysur si pasojë e motit të keq. Nga përmbysja e autobusit, një person vdiq dhe disa të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën “A1” ndërmjet nyjes Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Aksidenti u raportua në orën 23:43. “5pyetjet.al” publikon pamjet e para që kanë nxjerrë mediat kroate nga vendi i ngjarjes.
Viktima, sipas mediave kroate dyshohet se është shoferi i autobusit 58-vjeç, ndërsa shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.
Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por moti i keq dyshohet se ka nxjerrë autobusin nga rruga.