Në punimet publike është vjedhur 90% e fondeve, kjo është konstatuar nga ekspertët. Ndaj edhe rrogat nuk rritet, sepse atij nuk ia ndjen të rrisë rrogat dhe pensionet. Ky vendos Borde Komuniste dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë askund. Mbledh 520 mln euro.

Ku i çon? Që të gjitha i ndan me oligarkët e tij. I mbledh Kosova, por ia kthen qytetarëve , ia kthen biznesit,. Kështu funksionon një shtet që nuk vjedh. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njeri që vjedh shqiptarët.? Nuk ka dënim më të madh nëse ne nuk e shporrim këtë regjim.

Ka në llogaritë offshore 200 mln euro. Nuk kthen përgjigje kurrë. Se një raport mundet edhe mos t’i këtë të sakta ,por duhet të përgjigjesh. Ju garantoj se tani synon vetëm miliarda. Ky nuk ngopet. Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit. Ia tha Arben Ahmetaj, haptas , qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegësat lëvizën qeverinë. Ai e firmosi se e kishte ndërmarrjen e tij.

Djegësi i Tiranës është vjedhje publike. Miliona vidhen nga ai dërgohen në Holandë dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran. Lodhet shumë ky vuan nga pagjumësia, ndaj i do fluturime me dhomë gjumi. Shtrohet në darka dhe dreka me mijrëa euro. Të gjitha këto bëhën sepse i urren qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.